Elvis Rexhbeçaj i luajti të dy ndeshjet me Kosovën në plejofin e Botërorit 2026 ndaj Sllovakisë dhe Turqisë, por të shtunën nuk luajti tek Augsburgu.

Augsburgu barazoi 1:1 në udhëtim me Hamburgun.

Ndeshja ishte e vlefshme për xhiron e 28-të të Bundesligës.

Arthur Chaves shënoi për mysafirët, kurse Ransford Konigsdorffer realizoi për vendësit që nga minuta e 64-t, luajtën pa Miro Muheimin që u përjashtua me të kuq.

Augsburgu i ka 32 pikë, një më shumë se Hamburgu. Të dyja janë në mesin e tabelës.