Ylli i Kosovës Vedat Muriqi po vazhdon shkëlqimin në La Liga.
Për vetëm katër minuta, ai shënoi dy herë kundër Rayo Vallecanos duke i dhënë një epërsi të dyfishtë Mallorcas, që po vazhdon të luftojë për qëndrimin në kampionatin spanjoll.
Fillimisht, Muriqi u gjend në vendin e duhur për të përfituar nga një top i kthyer për ta zhbllokuar epërsinë (36’).
Kurse, pak më vonë përfitoi nga harkimi i Zito Luvumbo dhe me një goditje të saktë e mposhti sërish portierin mysafir për ta dyfishuar epërsinë (40’).
Vedat Muriqi kësisoj shkon në kuotën e 21 golave, vetëm dy mbrapa Kylian Mbappes që prinë në La Liga.
Sulmuesi Vedat Muriqi e ka arritur objektivin për t’u bërë golashënuesi më i mirë në historinë e Mallorcas.
Me dy golat ndaj Rayo Vallecanos, Muriqi shkoi në shifrën e 55 golave në fanellën e skuadrës spanjolle, për ta kaluar legjendën e klubit Samuel Eto’o.
Ish-ylli i Barcelonës e mbante që shumë vite këtë rekord të madh, por tani për një periudhë të gjatë – Muriqi do të jetë në historinë e Mallorcas.



























