Trajnerit i ekipit të Anglisë në ragbi, Eddie Jones, është një tifoz i madh i menaxherit të Manchester City, Pep Guardiola.
Jones tha se frymëzohet nga Guardiola, ndonëse është 11 vjet më i ri se ai. Ai ka treguar arsyet se përse i pëlqen Pep Guardiola.
“Unë isha trajner i Japonisë (ragbi) atëkohë dhe statistikat tona nuk ishin aq të mira. E dija se mënyra e vetme për të qenë konkurrues në Kupën e Botës në Ragbi, ishte të luanim një lojë të shpejtë, të rrjedhshme, ku topi lëviz me ritëm”, tha Jones.
“Në atë kohë (2020-2011), Barcelona ishte në kulmin e tyre, Spanjë dominonte futbollin në botë dhe ata kishin një mesfushë që pasonte në hapësira të vogla”, vazhdon ai.
Pavarësisht se futbolli dhe ragbi ndryshojnë, Jones mendoi se ragbi mund të mësonte nga revolucioni tika-taka i Guardiolas.
“Mendova, pse të mos shkoj ta vizitoj një trajner futbolli si ai? Kështu që kontaktova me të dhe shkova ta takoj atë në Bayern. E pashë stërvitjen e tyre dhe isha i impresionuar me intensitetin e stërvitjes. Përqendrimi kryesor ishte te marrja e topit”, tha Jones.
“Prita deri rreth orës 19:00 për ta takuar, sepse ai kishte një ditë të ngarkuar. Pastaj kemi biseduar për ndoshta dy ose tre orë, më shumë për lëvizjet në fushë. Pep më tha se ai e kishte studiuar ragbin dhe hendbollin për të gjetur një mënyrë që topi të lëvizte shpejt për të krijuar hapësira”, tha Jones.
Pep Guardiola nuk është trajneri i vetëm i futbollit, prej të cilit Eddie Jones ka mësuar.
Jones gjithashtu ishte takuar me trajnerin italian që fitoi Kupën e Botës me Italinë në vitin 2006./VAR Kosova/