Trajneri i njohur i Ballkanit, Ismet Munishi ka “kritikuar” renditjen e skuadrës së Kosovës në ndeshjen e sontme kundër Moldavisë, shkruan VAR Kosova.

Munishi i ftuar në rolin e analistit në emisionin “Sporti në RKT” ka analizuar paraqitjen e Kosovës ndaj moldavëve.

Sipas tij, renditja ka qenë e gabuar dhe se nuk është dashur të luhet me dy mesfushorë defanziv (shkatërrues), pasi Moldavia është një skuadër që parkon “autobusin” para mbrojtjës.

“Selektori ka gabuar në pjesën e parë, pasi trajneri Ramiz (Ramiz Krasniqi) po tregohet i kujdeshëm me deklaratë. Selektoi Challandes ka gabuar në pjesën e parë, pasi është dashur ta luajë më një formacion ma ofanzivë, nuk e di a e kanë analizuar Moldavinë, por moldavët që pesë vite luajnë kështu”, ka deklaruar Munishi.

Golin e vetëm për Kosovën e shënoi Benjamin Kololli në minutën e 71-të, ai u asistua nga Valon Berisha.

Ylli i “Dardanëve” në ndeshjen e sotme luajti në pozitën e qendërsulmuesit në mungesë të Vedat Muriqit, përkundër që Atdhe Nuhiu ishte i gatshëm për lojë.

Ndeshja është duke u zhvilluar në Itali, e vlefshme për Grupi 3 të Ligës C në kuadër të Ligës së Kombeve.

Formacioni i Kosovës për ndeshjen me Moldavinë

“Dardanët” renditen në pozitën e dytë me një pikë.

Një plus i madh është se edhe ndeshja tjetër ka përfunduar baras ndërmjet Sllovenisë dhe Greqisë.

Kosova është në grup me Moldavinë, Slloveninë dhe Greqinë. /VARKosova/