Meritan Shabani nuk po arrin të stabilizohet që nga lëndimi i ligamenteve që e pësoi sezonin e kaluar me Wolverhampton. Shabani duket se do të ndërrojë përsëri ambient, pasi në mediet italiane po raportohet se për shërbimet e tij është duke u interesuar klubi i njohur Sampdoria, shkruan VAR Kosova.
Shabani në Wolves aktivizohet në skuadrën e dytë por duket se nuk do të bëjë asnjë paraqitje në Premier Ligë. Për skuadrën e parë të Wolves ka bërë vetëm një paraqitje në kuadër të Kupës së Ligës (Carabao Cup).
Skuadra e drejtuar nga Claudio Ranieri po mendon për mesfushorin me prejardhje nga Kosova.
Sipas informacioneve të Calciomercato.it, ekziston interesimi i Sampdorias për Shabanin dhe gjatë ditëve në vijim do të fillojnë kontaktet me klubin anglez.
Shabani është rritur në akademinë e Bayern Munich, ku ka edhe dy paraqitje për skuadrën e parë.
Lojtari verën e kaluar është transferuar te Wolves, por aventura e tij ishte e pafat, pasi pësoi një lëndim të rëndë, ku po vazhdon rehabilitimin.
Shabani përfaqëson shtetin e Gjermanisë duke mos pranuar ftesën e Kosovës apo të Shqipërisë. /VAR Kosova/