Është mbajtur seminari i FIFA-s me gjyqtarët e futbollit të Kosovës nën përkujdesjen e instruktorit të FIFA-s, Alan Snoddy dhe atij të fitnesit Simon Breivik.
Në këtë seminar morën pjesë 45 gjyqtarë dhe asistentë, të cilët morën instruksione lidhur me faullet taktikë, ndryshimet në lojën me dorë dhe ndryshimet e reja të rregullave të lojës, njofton FFK.
Po ashtu, trajneri i fitnesit Simon Breivik mbajti një ushtrim online, ku u demonstrua mënyra e mbajtjes së ushtrimeve në kushte shtëpie për gjyqtarë.
Për fund, gjyqtarëve iu drejtua kryetari i Komisionit të Gjyqtarëve në FFK, Përparim Hasani, i cili diskutoj lidhur me atë se, gjyqtarët duhet të jenë sa më të përgatitur për sezonin e ri, teksa në emër të presidentit të FFK-së, Agim Ademi i falënderoj instruktorët e FIFA-s për punën e bërë dhe uroj gjyqtarët për një fillim sa më të mbarë.
Javën e ardhshme gjyqtarët do t’iu nënshtrohen testeve fizike, duke përmbyllur këtë cikël të përgatitjes për fillimin e sezonit të ri, i cili është parashikuar të nisë më 12 shtator.