Representuesi i Kosovës, Bersant Celina, është bërë edhe zyrtarisht me skuadër të re, shkruan VAR Kosova.
Celina sot ka kompletuar transferimin nga Swansea në klubin frances Dijon.
Lajmi është konfirmuar nga faqja zyrtare e klubit derisa Celina është prezantuar edhe me fanellën e re.
Këtë lajm nuk e kanë mirëpritur tifozët e Swansea Cityt, klubit ku luajti deri më tani Celina.
Tifozët e skuadrës nga Uellsi e kanë kritikuar Swansean për shitjen e Celinës.
“Jam shumë i zhgënjyer se si lojtari jonë më i mirë u largua, do të na mungoj krijimtaria e tij aq e bukur në fushë, por ai nuk ishte mjaft i qëndrueshëm, prandaj kjo ishte pse ai u shit”, tha një tifoz i Swanseas.
Ndërkaq, një tjetër tifoz i Swanseas tha: “Jo shumë i saktë, por bëri magji në fushë. Gjithmonë një goditje ose humbje, më shumë kjo e fundit – por kishte pak minuta padyshim që e është e vështirë të përshtateni dhe të gjeni formën. Sidoqoftë, një shërbëtor i madh” ./VARKosova/