Futbollisti i Kosovës, Benjamin Kololli, po tregon aftësi sulmuese pothuajse në çdo ndeshje.
Ai ka shënuar sërish sot, në humbjen e skuadrës së tij Zurich nga Young Boys.
Kololli shënoi golin e parë të ndeshjes në minutën e 5-të. Mirëpo vendasit shënuan dy gola të tjerë, për të marr tri pikë nga ky takim.
Në këtë ndeshje luajti edhe mesfushor i Kosovës, Hekuran Kryeziu.
Por në minutën e 56-të ndeshjes, u largua nga loja pasi u ndëshkua për herë të dytë brenda 10 minutave me karton të verdhë./VAR Kosova/