Portieri italian i Genoas, Mattia Perin ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

Perin është izoluar dhe nuk do ta paraqitet në xhiron e parë të Serie A që fillon sot.

Lajmin e ka bërë të ditur kreu i klubit gjenovez, Rolando Maran përmes një konference për media.

Kësisoj, italiani do t’i mungojë Genoas në përballjen e nesërme përballë Napolit.

Perin në të kaluarën ka qenë pjesë e Juventusit, pasi ishte llogaritur si zëvendësuesi i Gianluigi Buffon, por që asnjherë nuk arriti ta bënte një gjë të tillë, edhe pse potenciali ekzistonte. /VAR Kosova/