Mungesën e Elif Elmas në ndeshjen gjysmëfinale të Nations League (Liga D) mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, që do të zhvillohet më 8 tetor në Shkup, e konfirmon edhe lista e shpallur nga trajneri Igor Angelovski.

Trajneri kundërshtar i dardanëve ka përfshirë në listë, pas lajmit të pozitivitetit të lojtarit të Napolit, ish-futbollistin e Shkëndijës së Tetovës, Ferhan Hasani, aktualisht pjesë e skuadrës së Helsinkit, skuadër me të cilën ka luajtur në 7 ndeshje dhe ka shënuar 4 gola.

Hasani rikthehet në përfaqësuese pasi mungoi në grumbullimin e shtatorit për shkak të COVID-19.

Finlanda nuk lejonte lëvizjen e qytetarëve drejt vendeve me rrezikshmëri të lartë, siç është edhe Maqedonia e Veriut.