Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Lirim Kastrati ka deklaruar se është i zhgënjyer me humbjen e sotme nga Sllovenia, shkruan VAR Kosova.

Kastrati për mikrofonin e SuperSport Kosovës deklaroi se ai do të luante edhe portier për Kosovën nëse do të ishte nevoja dhe ka mohuar zërat se do të largohej nga kampi nëse nuk do të luante sonte.

“Po normal, çdo lojtarë ka dëshirë të luajë, por kjo është detyra e trajnerit. Jemi të zhgënjyer të gjithë. Unë kam ardhur këtu për Kosovë, do të mbarojë edhe ndeshjen e mërkurës dhe pastaj do të largohem. Normal, me thanë përformancë e mirë nuk mundem të themi. Çdo skuadër ka fazën e keqe, neve na ka ardhur faza e keqe. Unë për Kosovës do të luaja edhe portier, por kjo është detyra e trajnerit”, deklaroi Kastrati.

Kombëtarja e Kosovës u mposht nga Sllovenia me rezultat 0:1 në stadiumin “Fadil Vokrri”.