Është mbyllur pjesa e parë në përballjen mes Greqisë dhe Përfaqësueses së Kosovës në Athinë.
Në kryeqytetin grek, “Dardanët” janë mysafirë të Greqisë në kuadër të Ligës C të Kombeve.
Pas 45 minutash, rezultati vazhdon të jetë 0:0, derisa mysafirët po tentojnë vetëm nga kundërsulmet.
Vlen të ceket se Greqia kishte një rast ideal të shënonte nga penalltia, por Aro Muriç e priti goditjen e futbollistit grek.
Pas dy humbjeve dhe një barazimi, skuadra e Bernard Challandes synon sonte fitoren e parë në Ligën e Kombeve.