Më dy gola të shënuar në stadiumin Maksimir në Zagreb, Franca ka mposhtur Kroacinë në kuadër të Ligës A të Ligës së Kombeve.
Ishin pikërisht mysafirët ata që kaluan në epërsi të parët.
Futbollisti i Barcelonës, Antoine Griezmann, shënoi në minutën e 8-të për 0-1.
Ky ishte edhe rezultati i pjesës së parë.
Në pjesën e dytë, kroatët barazuan rezultatin përmes Vlasic, në minutën e 64-të.
Por Kylian Mbappe u përkujdes që Franca të kthehet në Paris me tri pikë.
Ylli i Paris Saint-Germain, shënoi në minutën e 64-të për rezultatin final Kroacia – Franca 1-2.