Po të kishte minuta më shumë, Barcelona do të shënonte edhe shumë gola të tjerë.

Skuadra e drejtuar nga Ronald Koeman, ka mposhtur skuadrën hungareze Ferencvaros, me rezultat të thellë 5-1.

Kapiteni Lionel Messi shënoi nga pika e bardhë në minutën e 27-të për rezultatin 1-0.

Pak para përfundimit të pjesës së parë, realizoi Ansu Fati.

Në minutën e 52-të Ansu Fati u përfshi te goli i tretë, pasi asistoi për brazilianin Coutinho.

8 minuta më vonë, Barcelona mbeti me një lojtar më pak në fushë, pasi Gerard Pique, u ndëshkua me të kuq. Nga pika e bardhë i saktë ishte Igor Kharatin.  

Pedri dhe Ousmane Dembele, shënuan në minutat 82 dhe 89 për rezultatin përfundimtar 5-1./VAR Kosova/