Për herë të parë në histori të Ligës së Kampionëve, 5 amerikanë kanë luajtur në të njëjtën ditë.

Sergino Dest ishte pjesë e formacionit të Barcelonës në fitoren 5-1.

Edhe Christian Pulisic djersiti fanellën e Chelseat në barazimin pa gola me Sevillan.

Gio Reyna dhe Borussia Dortmund u mposhtën nga Lazio e Vedat Muriqit.

Kurse Tyler Adams ishte pjesë e fitores së rëndësishme të Leipzig kundër skuadrës turke Basaksehir.

Ethan Horvath që ruan portën e skuadrës belge, Club Brugge, ndihmoi skuadrën të fitojë në Rusi kundër Zenit./VAR Kosova/