Superylli botëror, Lionel Messi, e nisi sezonin e ri të Ligës së Kampionëve me gol kundër kampionit hungarez, Ferencvaros, shkruan VAR Kosova.
Messi shënoi nga pika e bardhë në minutën e 27-të të ndeshjes, duke e bërë Ferencvarosin skuadrën e 36-të që i shënon gol në Ligën e Kampionëve.
Gjashtë herë fituesi i Topit të Artë po vazhdon me statistika të mira, duke arritur që t’u shënojë 36 skuadrave të ndryshme në garën më të madhe për klube në Evropë ndër vite.
Nga 41 kundërshtarë që është përballur, argjentinasit i kanë shpëtuar vetëm Rubin Kazan, Atletico Madridi, Benfica, Udinese dhe Interi, që nuk u ka shënuar.
Kjo statistikë e vë atë përpara Cristiano Ronaldos dhe Raul Gonzalez që kanë shënuar përballë 33 kundërshtarëve të ndryshëm e Karim Benzema me Zlatan Ibrahimovicin që kanë realizuar ndaj 29 skuadrave.
Lojtari 33-vjeçar ka shënuar ndaj 36 kundërshtarëve si: APOEL, Ajax, Basel, BATE Borisov, Bayern, Werder Bremen, Borussia Dortmund, Chelsea, Dinamo Kyiv, Juventus, Copenhagen, Leverkusen, Liverpool, Lyon, Manchester City, Manchester United, Mönchengladbach, Olympiacos, Napoli, Panathinaikos, PSG, Viktoria Plzen, PSV Eindhoven, Glasgoë Rangers, Real Madrid, Roma, Shakhtar, Spartak Moscoë, Slavia Prague, Sporting Lisbon, Stuttgart, Tottenham dhe Ferencváros. /VAR Kosova/