Futbollisti i ri Jeremy Wisten ka ndërruar jetë në moshën 17 vjeçare. Talenti anglez i Manchester City ka tronditur Anglinë me vdekjen e tij.

Të shokuar nga kjo, klubi nga Manchester ka reaguar në rrjetin social “Twitter”, derisa edhe futbollistët si Sterling dhe Laporte kanë reaguar.

“Familja e Manchester City është trishtuar kur mësoi për vdekjen e ish-lojtarit të Akademisë, Jeremy Wisten. Ne u dërgojmë ngushëllimet më të thella miqve dhe familjes së tij. Mendimet tona janë me ju në këtë kohë të vështirë”, thuhet në njoftimin e klubit të Cityt.

Lajmin e hidhur e ka shpërndarë edhe lojtari anglez, Sterling, derisa edhe mbrojtësi Laporte është përgjigjur.

“Lajm i tmerrshëm.. Pusho në paqe”, ka shkruar Laporte.

Shkaku i vdekjes është i panjohur në këtë fazë dhe familja e Ëisten ende nuk ka lëshuar një deklaratë. /VAR Kosova/