Ardian Llumnica ka zbuluar një detaj tejet interesant në emisionin “Sport Shou” në Klan Kosova. Llumnica ka deklaruar se trajneri francez i Besës së Pejës, Jerom Klein ka një pagë prej 10 mijë euro, shkruan Insporti.com.

Llumnica i ftuar në rolin e analistit për ndeshjet e Superligës ka befasuar të gjithë me këtë informacion. “Sipas informacioneve të mia, trajneri i Besës ka pagë mbi 10 mijë euro”, tha Llumnica në Klan Kosova.

Besa e Pejës është e fundit në renditje, por që pavarësisht ekipës me lojtarë të rinj, shkaktoi befasi të këndshme ndaj Feronikelit, Llapit e Trepçës ’89. /VARKosova/