Portieri i Milanos, Gianluigi Donnarumma, mund të largohet vitin e ardhshëm nga qyteti i modës.
Por sa i përket modës nuk do të mbetet keq, pasi ai mund të transferohet në Paris.
Sipas Corriere Della Sera, Paris Saint-Germain është duke planifikuar ta transferojë italianin verën e ardhshme.
Ish-drejtori sportiv i rosonerëve, Leonardo, shpreson që të arrijë marrëveshje për transferimin e tij në Parc des Princes.