Vedat Muriqi ka luajtur nga fillimi në ndeshjen e sontme mes Zenitit dhe Lazios në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Në kuadër të grupit F, Lazio ishte mysafir i Zenitit në Shën Petersburg sonte.

Ndeshja e zhvilluar sonte u mbyll me rezultat të barabartë, 1:1.

Erokohin (’32) shënoi për vendasit, derisa për Lazion shënoi Caicedo (’82).

auto_l1604519322.png

Sulmuesi i Kosovës, Muriqi ka luajtur sonte për 60 minuta.

Nga faqja prestigjioze e vlerësimeve “WhoScored”, Muriqi është vlerësuar me notën 6.5.

Me këtë barazim, Lazio mbetet lider në grupin F me pesë pikë pas tri ndeshjeve, kurse Zeniti në vendin e fundit me vetëm një pikë. /Var Kosova/