Vedat Muriqi ishte titullar për Lazion në super sfidën ndaj Juventusit, në kuadër të Serie A, e cila përfundoi me rezultatin baras 1:1. Reprezentuesi i Kosovës, Muriqi ishte titullar në këtë sfidë në vend të sulmuesit italian, Ciro Immobile.

Muriqi zhvilloi një pjesë të parë të mirë por pa lënë shumë gjurmë.

Ylli i Kosovës qëndroi në fushë vetëm për 54 minuta, pasi trajneri italian Simone Inzaghi e zëvendësoi atë me Felipe Caicedon.

Ish sulmuesi i Fenerbahces dhe KF Lirisë u vlerësua me notën 6.3.

Për Juventusin shënoi i zakonshmi Cristiano Ronaldo në minutën e 15-të, ndërsa për kryeqytetasit edhe një herë hero u bë pikërisht zëvendësuesi i Muriqit, Caicedo me golin e barazimit në minutën e 94-të.

Lazio me këtë barazim mbetet në pozitën e shtatë me nëntë pikë, ndërsa Juventusi në të tretën me 13 pikë.