Në afatin kalimtar të janarit, Granit Xhaka, ishte shumë afër të largohej nga Arsenali.

Deri ky vendim kishte ardhur pasi atij iu mor shiriti i kapitenit, pas një mosmaarrëveshje që kishte me tifozët.

Por në një intervistë për Neue Zurcher Zeitung, Xhaka ka treguar se përse nuk ishte larguar dhe cka e kishte bindur të qëndronte në Londër.

“Me zemër unë tashmë isha larguar nga klubi. Fakti që jam akoma sot këtu, është falë trajnerit Mikel Arteta”, tha Xhaka.

“Së pari, ai donte një shpjegim nga unë për atë që ndieja, pse kisha vepruar kështu. Mund t’i tregoja motivet e mia, të lëshoja ato që më shkonin në mendje”, tha Granit Xhaka.