Ka nisur ndeshja e sotme mes Sllovenisë dhe Përfaqësueses së Kosovës me një lajm të mirë.
Jan Oblak nuk e ka nisur ndeshjen si titullar, duke ia lehtësuar Muriqit punën para portës sllovene.
Vendin e tij e ka zënë Belec.
Duket se përzgjedhësi i Sllovenisë, Matjaz Kek ka nënvlerësuar “Dardanët” duke parë edhe formën e dobët në ndeshjet e fundit.
Pas humbjes 2:1 nga Shqipëria në miqësore, skuadra e Bernard Challandes synon vetëm tri pikë sonte.
“Dardanët” po përballen me Slloveninë në Ljublanë në kuadër të ndeshjes së vlefshme për grupin C3 të Ligës së Kombeve.