Portieri i Gjermanisë, Manuel Neuer ka deklaruar se pas humbjes së mbrëmshme nga Spanja e ka kuptuar dhimbjen e  brazilianëve.

Pancerët u mposhtën nga Spanja me rezultat 6-0 në ndeshjen e xhiros së fundit të Ligës së Kombeve.

Pas ndeshjes, kapiteni i Kombëtares, Manuel Neuer ka thënë se tani e ka kuptuar se çfarë kanë përjetuar brazilianët në Kampionatin Botëror.

Ai u ka kërkuar falje tifozëve të Gjermanisë për këtë humbje turpruese.

Gjermania e kishte mposhtur 7-1 Brazilin në kampionatin botëror të vitit 2014.