Java e 15-të e Bundesligës gjermane u hap sonte me ndeshjen ndërmjet Hoffenhiem dhe Augsburg. Drejtësinë në këtë ndeshje e ndau Bibiana Steinhaus. Znj. Steinhaus është refere e FIFA-s që nga viti 2003, përderisa në Bundesligë referon që nga shtatori i vitit 2017.

Në fakt debutimi i saj në Bundesligë mbahet mend për gjestin e Franck Ribéry i cili duke vendosur topin në bari kishte zgatur dorën dhe kishte zgjidhur lidhëzen e atleteve të Steinhaus.

Babai i Steinhaus kishte qenë po ashtu refer dhe ajo kishte vendosur që të ndiqte atë në karrierë. Si lojtare ajo kishte përfaqësuar Bad Lauterberg përderisa ishte kualifikuar edhe si inspektore kryesore në policinë gjermane. Pas kësaj filloi karrierën e referimit, duke referuar në Bundesligën e femrave dhe duke referuar ndeshje të meshkujeve në moshën 20 vjeçare. Ajo ka qenë referja e parë femër si refere e katërt në në ndeshje zyrtare të Bundesligës ( në vitin 2007-08) dhe ka qenë refere kryesore në finalen e Kupës së Botës në vitin 2011 dhe Ligës së Kampionëve  (për femra) në vitin 2016.

Por të qenurit refere në liga të meshkujve nuk është edhe aq e lehtë. Përveç ‘incidentit‘ me Ribéry, Steinhaus kishte edhe raste tjera të sikletshme. Në tetor të vitit 2010, ajo ishte në krye të lajmeve pasi që një lojtar i Hertha Berlin, Peter Niemeyer, aksidentalisht i preku gjoksin e saj. Qëllimi i tij ishte që t’i jepte asaj një prekje në krah, por thjeshtë gaboi.

Ne tetor 2014, kur Bajerni barazoi me Borussia Mönchengladbach, menaxheri i Bajernit, Pep Guardiola iu afrua Steinhaus, që ishte zyrtarja e katërt e lojës, dhe duke ia vendosur dorën në shpatulla në një menyrë gati patronizuese dhe bënte fuqishëm me gjeste drejt fushë.

Në shkurt të vitit 2015 Steihaus ishte në lajme përsëri, kësah here pasi që mesfushori i Fortuna Düsseldorf, Kerem Demirbay, kishte bërë komente seksiste– “Gratë nuk përkojnë në lojrat e burrave” pasi që ajo i kishte treguar atij kartonin e tij të dytë të verdhë.

Përkundër të gjitha këtyre ngjarjeve, ajo mbetet këmbngulëse në udhëtimin e saj: “Sa për mua, unë vetëm bëjë atë çfarë e kam për qejfi e ajo është referimi i ndeshjeve të futbollit.