Skuadra nga kryeqyteti italian Roma, ka fituar kundër Parmës në javën e tetë në Serie A.

Në këtë ndeshje ka munguar mbrojtësi shqiptar, Marash Kumbulla, që ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Futbollistët e Fonsecas shënuan tre gola në pjesën e parë për të marrë tri pikë të reja.

Sulmuesi spanjoll Borja Mayoral shënoi golin e parë në ndeshjes, pastaj dy gola të tjerë i shënoi futbollisti nga Armenia, Henrikh Mkhitaryan.

Në ndeshjen tjetër ndërmjet Interit dhe Torinos, ka munguar mbrojtësi i djathtë i Kosovës, Mërgim Vojvoda.

Skuadra mysafire ishte duke udhëhequr me dy gola, por vendasit arritën të përmbysin rezultatin.

Interi shënoi katër gola kundër Torinos, për tri pikë të reja./VAR Kosova/