Granit Xhaka nuk dëshiron të shkëmbëhet me yllin danez të Interit, Christian Eriksen në afatin kalimtar të janarit, shkruan VAR Kosova.

Mesfushori shqiptar ka mohuar një opsion të tillë dhe se dëshiron qëndrimin në klubin anglez, Arsenal, raporojnë mediet angleze.

Në ditët e fundit janë shtuar zërat se Arsenali dhe Interi mund të arrijnë një marrëveshje shkëmbimi për dy mesfushorët.

Transferimi i Eriksenit te ish kampioni italian, Inter, ka rezultuar i gabuar pasi danezi është shndërruar në një rezervist nën urdhërat e trajnerit italian, Antonio Conte.

Eriksen ishte transferuar nga Tottenham Hotspur për shumën e 30 milionë eurove, por asesi të bind Conten për një vend në formacionin e parë.

Madje, ditë më parë edhe drejtori sportiv i Interit, Giussepe Marotta ka deklaruar se në janar do të shikohet situata e mesfushorit danez në skuadrën e Interit, duke aloduar për një largim të mundshëm të tij. /VAR Kosova/