Legjenda e futbollit botëror, Diego Armando Maradona ka ndërruar jetë në shtëpinë e tij. Lajmet nga Argjentina tashmë janë konfirmuar se ai momentet e fundit të jetës i ka kaluar në shtëpi të tij.
Për vdekjen e Maradonës, ka reaguar super ylli portugez, Cristiano Ronaldo.
Ronaldo ka shkruar se bota e futbollit ka humbur një gjeni dhe një shok të madh.
“Sot i them lamtumirë një shoku dhe bota i thotë lamtumirë një gjeniu të përjetshëm. Një nga më të mirët e të gjitha kohërave. Një magjistar i pa-konkurrueshëm. Ju largoheni shumë shpejt, por lini një trashëgimi të pakufishme dhe një boshllëk që nuk do të mbushet kurrë. Pusho në paqe, yll. Ju nuk do të harroheni kurrë” , ka shkruar Ronaldo në rrjetin social Twitter.
Tashmë mediat kanë mësuar edhe arsyen e vdekjes së legjendës argjentinase.
Pas një operimi në kokë, Maradona pati një sulm në zemër të cilin nuk arriti ta përballojë.
Në moshën 60-vjeçare, legjenda e futbollit argjentinas ka vdekur.
Disa ditë pasi festoi 60 vjetorin e lindjes, Maradona vdiq.
Maradona me Kombëtaren e Argjentinës fitoi Kupën e Botës dhe udhëheqi Napolin drejt titullit të parë në Serie A.