Seria e famshme “The Queen’s Gambit”, ka ndikuar te shumë njerëz që t’i kthehen lojës së shahut.

Dy shokë kanadez, Ron Batuigas dhe Nick McNaught, kanë luajtur shah të futur në liqenin Oak në Ontario,

Në videon e postuar nga Reuters, shihet liqeni i ngrirë.

Ata kanë bërë dy vrima ku janë futur në ujë shumë të ftohtë, mirëpo lojën nuk e kanë ndalur, shkruan VAR Kosova.

Së fundi në Kosovë, kemi parë deputetin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, i cili po publikon foto dhe video duke sfiduar temperaturat e ftohta./VAR Kosova/