Sulmuesi suedez Zlatan Ibrahimovic, njihet për karizmin e tij.

Veterani që është duke çuditur botën me lojën e tij te Milani, ka bërë një deklaratë shumë interesante.

“Unë jam babadimri dhe sjell dhurata për të gjithë fëmijët e mijë. Dy i kam në Suedi dhe 25 në Milanello”, ka thënë suedezi me shaka.

Kujtojmë që Milanello që është qendra sportive ku futbollistët e Milanit kryejnë stërvitjet.

“I respektoj të gjitha skuadrat ku kam luajtur, por te Milani unë ndjehem në shtëpi. Kur jam në Milanello duke u stërvitur, nuk ngutem që të kthehem në shtëpi, pasi unë veçse jam në shtëpi”, ka shtuar Zlatan.