Premier League angleze rikthehet sot me disa ndeshje interesante në javën e 16.
Arsenal luan ndaj Brighton. “Topçinjtë” do të shikojnë të vazhdojnë serinë e fitoreve, ku ndeshjen e kaluar mposhtën rivalët e Chelsea.
Përballja më interesante do të jetë mes Manchester United dhe Wolverhampton.
“Djajtë e Kuq” kanë regjistruar tetë fitore, tre barazime dhe tre humbje, kështu duke u pozicionuar në vendin e katërt me gjithsej 27 pikë.
Programin e plotë të ndeshjeve në Premier Ligën angleze e gjeni të bashkangjitur më poshtë.
Ndeshjet:
19:00 Brighton – Arsenal
19:00 Burnley – Sheffield United
19:00 Southampton – West Ham United
19:00 West Brom – Leeds United
21:00 Manchester United – Wolverhampton