Nainggolan te Cagliari, për aktin aktin e tretë. Pas mungesës së marrëveshjes verën e kaluar, klubi ishullor ka këmbëngulur sërish, duke marrë “OK” nga Interi për huazimin e futbollistit deri në qershor.
Sikurse raporton “Sky Sport”, presidenti Giulini ka vendosur të bëjë një goditje të rëndësishme pas dëmtimit të rëndë të gjurit të pësuar nga Rog, i cili rrezikon të qëndrojë jashtë për disa muaj.
Për më tepër, Nainggolan është një lojtar që ka punuar me trajnerin Di Francesco, kur të dy ishin pjesë e Romës. Tek Interi, megjithatë, belgu nuk ka arritur kurrë ta bindë Conten dhe në javët e fundit, edhe për shkak të një problemi të muskujve, as nuk është grumbulluar nga trajneri ziklatër.
Pa dyshim, vullneti i Nainggolanit e favorizon transferimin. Muajt e ardhshëm, klubi i Sardenjës do të duhet të gjejë një marrëveshje me Interin për blerjen përfundimtare të Ninjas.