Amir Rrahmani ka vendosur që ditët e pushimit të dimrit t’i kalojë në një vend luksoz siç është Dubai.

Kapiteni i Kosovës pas përfundimit të stinorit vjeshtor në Serie A, ka marrë rrugën për në Dubai.

Së bashku me futbollistin kosovar, Suad Sahiti, mbrojtësi prishtinas ka vendosur ta presë Vitin e Ri në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Dyshja po e shfrytëzojnë motin e nxehtë atje duke marrë edhe rreze dielli.

Ndryshe, këtë vit, Rrahmani kaloi te Napoli nga Hellas Verona, por te skuadra napolitane nuk ka luajtur për asnjë minutë.