Barcelona është kualifikuar në finale të Superkupës së Spanjës, transmeton VAR Kosova.

Takimi në kohën e rregullt u mbyll me shifrat 1-1, ku De Jong ishte protagonist në të dyja golat, ku të parin e shënoi me kokë për Barcelonën, ndërkohë shkaktoi penallti nga ku erdhi goli i barazimit.

Gola nuk pati më, madje as në shtesa. Ekipet iu drejtuan raundit të penalltive, aty ku Barcelona u tregua më e saktë dhe u kualifikua në finale.

Kjo është fitorja e parë e Barcelonës në penallti që nga viti 1998, ndërkohë në finale e pret fituesin e takimit Bilbao – Real Madrid.