Sulmuesi i Kosovës, Ylldren Ibrahimaj, është larguar nga kampionati norvegjez në drejtim të Premier Ligës ruse.

25 vjeçari ka nënshkruar kontratë me klubin e njohur rus, Ural Yekaterinburg.

“Jam shumë i lumtur që kam kaluar në Ural. Mezi po pres të fillojnë ndeshjet. E di që Premier Liga ruse është kampionat i vështirë dhe dua të bëjë mirë në këtë ligë” – u shpreh ai për faqen zyrtare të klubit rus.

Ylldren Ibrahimaj bëhet futbollisti i dytë i Kombëtares së Kosovës që luan në Rusi, pas Bernard Berishës.

Sezonin e kaluar ai shënoi 7 gola në ligë me klubin norvegjez, Viking FK, ndërkohë ka një paraqitje për Kombëtaren e Kosovës./VAR Kosova/