Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, Leart Paçarada, me ekipin e tij, St. Pauli, iu kthyen fitores, që nuk e kishin shijuar që nga fundi i muajit shtator.
Paçarada u paraqit titullar dhe është hero i fitores, me asistimin e tij perfekt në minutën e fundit, kur realizon Matanoviq për 2:3, duke e mposhtur Hannoverin.
Ata në udhëtim importuan tre pikë të mëdha nga stadiumi “HDI-Arena” në Hannover.
St. Pauli ka shënuar fitore me rezultat 3:2 ndaj Hannoverit, në kuadër të javës së 16-të të Bundesliga II.
St. Pauli avancoi me 0:2 dhe në fund fiton me 2:3.
Paçarada tregon angazhim të madh dhe i gëzohet kësaj fitore të rëndësishme në përballje me një rival shumë të fortë.
Për St. Paulin shënuan futbollistët Zalazar (2′), Burgstaller (10′) e Matanoviq (90+2’) dhe për St. Paulin Haraguchi (53′ e 55′).
Hannover renditet në vend të gjashtë me 23 pikë, ndërsa St. Pauli mban pozitën e 17-të me 13 sosh.