Lionel Messi u ndëshkua me karton të kuq në finalen e Superkupës ndaj Athletic Bilbao.
Ishte ky kartoni i parë për Messin në karrierë të Barcelonës.
Fillimisht sjellja e tij u cilësua si e dhunshme, ku dënimi minimal ishte katër ndeshje moslojë, por federata spanjolle ka vendosur që Messi të dënohet me vetëm dy ndeshje moslojë.
Messi do të mungojë në takimin ndaj Cornella në Copa Del Rey si dhe ndaj Elche të dielën në La Liga.Argjentinasi do të rikthehet pikërisht për ndeshjen ndaj Athletic Bilbao, që zhvillohet me 31 janar.