Sevilla po kalon një formë shumë të mirë. Skuadra e Julen Lopetegui ka fituar 6 nga 9 ndeshjet e fundit në La Liga, teksa mbrëmjen e djeshme siguroi kualifikimin në çerekfinalet e Kupës së Mbretit pas suksesit shtëpiak 3-0 me Valencian.
Andaluzianët zgjidhën gjithçka në fraksionin e parë të takimit, aty ku shënuan tre golat. Luuk De Jong realizoi një dopietë, teksa triumfi me tris u vendos nga një parabolë elegante dhe fantastike e Ivan Rakitic.
Për t’u veçuar goli i dytë i Sevilla me autor bomberin holandez. Ishte minuta e 33-të kur De Jong finalizoi një aksion model të ekipit të tij. Gjithçka nisi nga mbrojtja, të gjithë lojtarët e prekën topin, teksa pati 37 pasime në total përpara se De Jong të dërgonte sferën në rrjetë.