Trajneri i njohur portugez, Andres Villas Boas ka dhënë dorëheqje nga klubi i Marseille, pasi klubi francez nënshkroi një lojtar që ai nuk e deshi.

Klubi francez, Marseille, transferoi ish lojtarin e Manchester Cityt, Olivier Ntcham, nga Celtic në ditën e fundit të afatit kalimtar të janarit, por ky transferim nuk ishte kërkese e teknikut portugez.

Duke folur në një konferencë për media, ish bosi i Portos dhe Chelseat konfirmoi se ka dhënë dorëheqje nga klubi francez pikërisht për arsyen e transferimit të Ntcham.

“Dua të largohem nga Marseille, nuk po kërkojë asgjë nga bordi, vetëm dua të largohem” – u shpreh ai.