Celtic ka shënuar fitore si mysafirë i Kilmarnock me rezultat të thellë 4-0.
Ndeshja e vlefshme për Premiershipin skocez kaloi nën dominimin e plot të Celtic, ku edhe sulmuesi shqiptar, Albion Ajeti gjeti rrjetën.
Ajeti shënoi në minutën e 86-të të ndeshjes që ishte edhe rezultati përfundimtar i këtij takimi.
Ky ishte goli i gjashtë i Ajetit në këtë kampionat në Skoci, ndërsa golit të tij i është gëzuar edhe presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, që njihet si tifoz i Celtic.
Celticu është në vendin e dytë me 52 pikë, apo 20 më pak se lideri Rangers.