Manchester City ka fituar me rezultat 2-0 në ndeshjen në udhëtim te Burnley në kuadër të javës së 22-të në Ligën Premier.
Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua e gjitha me dominim të Cityt, i cili përveç rasteve të shumta arriti t’i shënojë edhe dy gola.
Goli i parë i ndeshjes erdhi pas vetëm tre minutave lojë dhe ishte Gabriel Jesus që shënoi me kokë për 0-1.
City arriti të gjej golin edhe në minutën e 38-të me anë të Raheem Sterling, i cili shënoi për 0-2 pas asistimit të Ilkay Gundogan.
Në pjesën e dytë, përsëri City ishte më i mirë dhe krijoi më shumë në tentim të golit të sigurisë përfundimtare.
Qytetarët arritën ta gjejnë golin me anë të Riyad Mahrez (57’), por ky gol u anulua pas rishikimit të VAR-it.
Deri në fund, City pati edhe disa raste tjera për gol, por pa arritur t’i ndryshojë shifrat dhe në fund u mjaftuan me një fitore 0-2.
Pas kësaj fitore, Qytetarët e shohin veten në vendin e parë me 47 pikë apo tri më shumë se Manchester Unitedi i dyti, ndërsa Burnley zë vendin e 16-të me 22 pikë.
Në ndeshjen e radhës, City udhëton te Liverpooli, ndërsa Burnley e pret në shtëpi Brightonin.