Lideri i La Ligas, Atletico Madrid, ka dështuar që të marrë tri pikë në shtëpi.

Në kuadër të javës së 22-të në La Liga, skuadra e Simeones ka barazuar 2-2 me Celta Vigon.

Santi Mina në minutën e 13-të, kaloi mysafirët në epërsi.

Në minutat e fundit të pjesës së parë, shifrat u barazuan nga Luis Suarez.

I njëjti futbollist shënoi edhe në fillim të pjesës së dytë.

Fitoren vendasve ia mohoi Facundo Ferreyra, i cili shënoi në minutën e 89-të të ndeshjes.

Atletico Madrid ka 51 në vendin e parë në tabelë, kurse Barcelona dhe Real Madrid ndajnë vendin e dytë dhe të tretë me nga 43 pikë.