Braziliani i PSG, Neymar u lëndua mbrëmjen e kaluar dhe shumë fansa kanë rikthyer teoritë konspirative lidhur me ditëlindjen e motrës së tij, transmeton VAR Kosova.

Ende nuk është zbuluar shkalla e lëndimit, por Neymar ka shumë gjasa të humbas takimin e parë ndaj Barcelonës në Ligën e Kampionëve, që zhvillohet javën tjetër.

Por një datë tjetër e rëndësishme ka bërë që të vërshohet interneti me spekulime. 11 marsi, datëlindja e motrës së tij.

“Neymar është lënduar me PSG. Datëlindja e motrës së tij është me 11 mars” – shkruante një llogari në Twitter.

Ndonëse këto janë vetëm spekulime, fakti është që në qoftë se Neymar ka pësuar një lëndim të rëndë, ai do të jetë hendikep i madh për skuadrën e Maurico Pochettinos ndaj Barcelonës në duelin e Ligës së Kampionëve./VAR Kosova/