Hoffenheim i ka shkaktuar humbje të thellë Werder Bremenit në kuadër të Bundesligës gjermane.
Në kuadër të javës së 22-të, Hoffenheimi e ka mposhtur Werder Bremenin me rezultat të thellë 4:0.
Bebou, Baumgartner, Dabbur dhe Rutter i shënuan golat e fitores për vendasit.
Milot Rashica luajti sonte 69 minuta për Werder Bremenin.
Por, nga faqja “WhoScored”, ylli i Kosovës u vlerësua si njëri prej më të dobëtve sonte me notën 5.7.
Pas 22 javësh, Hoffenheimi mbetet në vendin e 11-të me 26 pikë, kurse Werderi në vendin e 12-të me 23 sosh.