Momentalisht lojtari më i mirë në botë, Robert Lewandowski, sapo parakaloi edhe një legjendë të futbollit, transmeton VAR Kosova.

Me golin e parë të shënuar ndaj Lazios në minutën e 9-të të takimit, Lewandowski tashmë është golashënuesi i tretë më i miri në histori të Ligës së Kampionëve.

Polaku ka 72 gola, një më shumë se legjenda e Real Madridit, Raul Gonzales.

Vetëm Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi kanë më shumë se ai./VAR Kosova/