Golfisti i njohur amerikan, Tiger Woods, është hospitalizuar pas një aksidenti të rëndë, mbrëmjen e kaluar, transmeton VAR Kosova.

Woods ka pësuar lëndime të rënda në këmbë, në një aksident që ka përfshirë vetëm veturën e tij.

Lajmin e ka konfirmuar agjenti i tij, Mark Steinberg, i cili ka njoftuar se Woods është momentalisht në operacion.

Woods, 45 vjeçar, ishte në Kalifornia së bashku me ish basketbollistin, Dwayne Wade për një program të Golf Digest/GOLFTV.