Kampionati Evropian ishte planifikuar të organizohej në vitin 2020, por për shkak të pandemisë së Covid 19, u shtye për këtë vit.

Ky turne fillimisht u vendos që të mbahej në 12 qytete evropiane, për të festuar 60 vjetorin e Kampionatit Evropian.

Megjithatë, situata e rënduar me Covid 19, është duke bërë që të hiqet dorë nga ai plan, dhe organizimin ta marr një shtet i vetëm.

Sipas raportimit të gazetarit të BeinSport, Tancredi Palmeri, UEFA është duke shqyrtuar mundësinë e organizimit të Kampionatit Evropian vetëm në Angli.

Një vendim i tillë pritet të merret në mes të muajit prill./Insporti.com/