Roma ka hequr dorë nga ndërtimi i stadiumit në zonën e Tor di Valle. Shkak është bërë situata aktuale e krijuar nga pandemia dhe kështu për momentin pronarët e klubit italian janë tërhequr.
Nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ish-presidenti, James Pallotta ka reaguar dhe shfaqet shumë i mërzitur dhe i zhgënjyer me atë që ka ndodhur.
“Ndihem i tmerruar për qytetin e Romës dhe klubin e Romës. Disa plehra (ju e dini se kush jeni) shkatërruan një projekt të shkëlqyeshëm për të gjithë. Jam i trishtuar”, shkruan Pallota në Twitter.