Tashmë është zyrtare, Astrit Selmani do të jetë një nga prurjet e reja te Kombëtarja e Kosovës në muajin mars.

Mediat vendore bëjnë të ditur që trajneri Bernard Challandes e ka ftuar sulmuesin e Hammarby për miqësoren ndaj Lituanisë dhe ndeshjet kualifikuese kundër Suedisë dhe Spanjës, transmeton Insporti.

Challandes planifikon që t’i jap hapësirë 23 vjeçarit kundër Lituanisë.

Selmani, shpërtheu edicionin e kaluar te Varberg duke shënuar 15 gola në 24 ndeshje.