Ylli amerikan mund të largohet nga Chelsea këtë verë.
Liverpool dhe Manchester United janë duke monitoruar situatën e Christian Pulisic tek Chelsea, raporton “The Daily Mail”.
Po ashtu edhe Bayern Munich raportohet se është i interesuar për amerikanin, i cili ende nuk ka startuar nga minuta e parë, për trajnerin e Thomas Tuchel, përcjell KosovaPress.
Pulisic mund të kërkoj të largohet nga Chelsea gjatë verës, nëse vazhdon që të startoj nga banka rezervë, pavarësisht që ka edhe tre vite të tjera në kontratën e tij aktuale me “Blutë” e Londrës.